Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani rrezikon vendin e katërt

Milani ka barazuar në udhëtim te Bologna 1:1.

Të shtunën pasdite, Rossonerët nuk arritën të merrnin më shumë se një pikë, në një ndeshje që e nisën me shumë nga lojtarët kryesorë që u pushuan për ndeshjen e mesjavës ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Nicola Sansone realizoi gol qysh në minutën e parë për vendasit. Ndërsa Milani u kundërpërgjigj me Tommaso Pobegan në minutën e 40-të.

Barazimin e mban Milanin në pozitën e katërt me 53 pikë. Por një fitore e Interit ndaj Monzas sonte, do të bënte që Zikaltërit ta rrëmbenin atë pozitë.

Bologna është e teta me 44 pikë.