Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coventry në gjysmëfinale të Kupës FA pas ndeshjes super dramatike

Coventry City e ka befasuar Wolverhamptonin dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës FA vetëm për herën e dytë në histori të klubit.

Gjysmëfinalen Coventry e arriti pas fitores 3:2 në udhëtim, në ndeshjen dramatike që u vendos në minutën e dhjetë të shtesës.

Ellis Simms shënoi në minutën e 53-të për skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Më pas, skuadra e Premier Leagues e ktheu epërsinë pas golave të Rayan Ait-Nourit në minutën e 83-të dhe Hugo Buenos në minutën e 88-të.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq sërish Simms që i barazoi shifrat në minutën e shtatë të shtesës.

Tre minuta më pas, Haji Wright shënoi edhe një gol tjetër për fitoren 3:2.

Coventry e ka fituar Kupën FA në vitin 1987 duke e mposhtur Tottenhamin në finale.

Megjithatë, do ta ketë shumë të vështirë ta përsërisë atë sukses.

 

Artikuj të ngjashëm