Portieri Thibaut Courtois në Kupën e Botës do ta ketë afër vetes fizioterapeutin e tij të skuadrës së Real Madridit.
Courtois ka insistuar që në Katar të udhëtojë me fizioterapuetin, David Violati, i cili i ka ndihmuar ta mbajë formën te skuadra spanjolle.
Edhe pse federatat nuk lejojnë lojtarët që të kenë pranë vetes stafin e klubeve ku luajnë, zyrtarët e federatës belge ka bërë një përjashtim pasi dëshirojnë që Courtois të jetë në formë të mirë.
Krahas Courtoisit, federata belge ka bërë përjashtim edhe për Kevin De Bruynen, i cili ka marrë me vete në Katar mikun e tij më të mirë që do të kujdeset për rrjetet sociale te Federatës së Futbollit të Belgjikës.