Thibaut Courtois pritet të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë në vitin 2019.
Sipas “The Sun”, portieri belg po refuzon bisedimet për zgjatjen e kontratës me klubin londinez.
Courtois është i lidhur me kalim te Real Madridi.
Mosvazhdimi i kontratës me “Blutë” dhe mundësia që ai të largohet si i lirë më 2019, mund të detyrojë skuadrën angleze ta shesë futbollistin verën e ardhshme për të fituar para nga largimi i tij.