Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa shpreson të zhbllokohet ndaj Barçës

Me lojën e tij imponuese, qëndrimin agresiv dhe talentin për të shënuar gola të vështirë, sulmuesi Diego Costa me të drejtë ka fituar reputacionin si "terrori i mbrojtësve".

Por ky status i Costas është në rrezik serioz për shkak të shterpësisë së tij në La Liga. Braziliani golin e fundit në kampionat e ka shënuar në muajin shkurt. 30-vjeçari këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol në nëntë paraqitje për Atletico Madridin në kampionat. Kjo ka ardhur pjesërisht edhe për shkak të dy lëndimeve në muskuj, që i kanë kushtuar me lënien jashtë te Përfaqësuesja e Spanjës, shkruan sot Koha Ditore.

Dita e shtunë ofron një skenar ideal për Costan që të shpërthejë dhe të zhbllokohet në ndeshjen që Atletico e luan kundër Barcelonës në kuadër të xhiros së 13-të. Njëherësh, kjo ndeshje luhet edhe për pozitën e parë në tabelë, pasi Barça kryeson me 24 pikë, me një më shumë se Atletico që është e treta.

Costa tek Atletico do të jetë titullar, pasi ka një javë që është kthyer në stërvitje pas kurimit të lëndimit. Atletico këtë edicion ka arritur gjashtë fitore, pesë barazime dhe një humbje. Ka shënuar 16 gola dhe ka pranuar vetëm tetë, derisa Barcelona ka realizuar 34 gola deri më tash në kampionat.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm