Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa po shikon para drejt finales së radhës në Evropë

Rikthimi i Diego Costas tek Atletico Madridi nuk ka qenë aq i thjeshtë, por gjërat rrallë janë të thjeshta për ish-sulmuesin e Chelseat, që ka ndihmuar skuadrën spanjolle t'i afrohet triumfit të tretë në Ligën e Evropës.

Që kur i është bashkuar Atleticos në shtator dhe pasi pauzoi për tre muaj për shkak të ndalesës që pati Atletico për regjistrim të lojtarëve, Costa ka shënuar vetëm tre gola në ligë në 14 ndeshje, shkruan Koha Ditore.

Një nga to erdhi në rikthimin e tij në La Liga, ku shënoi në fitoren 2:0 ndaj Getafes më 6 janar, para se të merrte karton të kuq për festim të ekzagjeruar.

Mirëpo ai po ashtu shënoi në fitoren 1:0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Arsenalit, duke i siguruar Atleticos një vend në finalen e së mërkurës mbrëma dhe duke ia shuar shpresat Arsene Wengerit që të ngadhënjejë në një kupë evropiane me Arsenalin në stinorin e tij të fundit me këtë skuadër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)