Douglas Costa beson se Cristiano Ronaldo mund ta çojë Juventusin në një nivel tjetër.
Juve këtë afat kalimtar bëri transferimin më të bujshëm duke i marrë Real Madridit, Cristiano Ronaldon për 100 milionë euro, transmeton Koha.net.
“Mendoj se Ronaldo tashmë ishte në një nivel të lartë, por donte të bënte një hap tjetër. Mendoj se ai ka gjithçka që të na dërgojë në një nivel tjetër dhe të bëjë gjëra të mëdha këtë sezon. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, por gjithashtu kemi Dybalan e lojtarët e tjerë”, është shprehur Costa.