Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventus: Ronaldo kushtoi 100 milionë euro

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Cristiano Ronaldos për të cilin ka paguar 100 milionë euro.

Portugezi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare që skadon më 30 qershor të vitit 2022.

Juve ka arritur marrëveshje me Realin që shumën prej 100 milionë eurove ta paguajë për një periudhë dy vjeçare dhe si shtesë do të paguajë edhe 12 milionë tjera për shkak të rregullave të FIFA-s.