Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo mund ta mbyllë karrierën te Juventusi

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka gjasa të mëdha që karrierën si futbollist aktiv ta përfundoj me fanellën e skuadrës së Juventusit.

Kështu ka deklaruar agjenti i tij, Jorge Mendes, raportojnë mediumet italiane të martën. Ronaldo 34-vjeçar, te Juventusi u transferua në verën e vitit të shkuar nga Real Madridi për 117 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.

“Ronaldo mund ta mbyllë karrierën te Juventusi, pasi ka kontratë valide edhe për dy vjet e gjysmë. Ai është shumë i lumtur te Juventusi, duke punuar nën urdhërat e një trajneri të madh si Maurizio Sarri”, është shprehur Mendes.

Ronaldo këtë edicion ka shënuar 11 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.