Juventusi është në pritje të ofertave për Douglas Costan.
Sipas mediave italiane, trajneri Andrea Pirlo nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit anësor.
Krerët e klubit italian e kanë vendosur lojtarin në afatin kalimtar dhe janë në pritje të ofertave për të.
Costa sezonin e fundit me Juventusin, u paraqit në vetëm 23 ndeshje në Serie A, shkaku i lëndimeve të shpeshta.
30-vjeçari ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022.