Mesfushori Joaquin Correa pritet që gjatë këtij muaji të rinovojë kontratën me Lazion, e cila do ta mbajë te ekipi italian deri në vitin 2024 përcjellin të mërkurën mediumet italiane.
Mësohet se palët kanë arritur marrëveshje, që pritet së shpejti të zyrtarizohet. Me rinovimin e kontratës, Correa do të ketë edhe një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, transmeton “Koha Ditore”.
Kontrata e tij aktuale me Lazion i skadon në vitin 2023. Ai te Lazio u transferua vitin e shkuar nga Sevilla për 15 milionë euro dhe këtë edicion ka shënuar një gol në shtatë ndeshje në të gjitha garat.
Correa që është reprezentues i Argjentinës, karrierë ka bërë edhe te Sampdoria e Estudiantes.