Giorgio Contini bëhet ndihmës i përzgjedhësit Murat Yakin te Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll. Kontrata e 50-vjeçarit është deri pas Evropianit që këtë verë mbahet në Gjermani.
“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua që do të jem pjesë e ekipit të trajnerëve në rrugën drejt Evropianit”, ka thënë Contini, i cili së fundi ka punuar te Grasshopperi.
Edhe Yakin ka thënë se ndihma e Continit do të jetë e madhe.
“Ai do të na ndihmojë shumë me përvojën shumëvjeçare si trajner”, ka theksuar Yakin.
Zvicra është pjesë e Grupit A së bashku me Gjermaninë, Skocinë dhe Danimarkën.
Artikuj të ngjashëm