Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte refuzon transferimin e Neymarit te Chelsea

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, raportohet se ka bllokuar transferimin e madh të Neymarit nga Barcelona gjatë verës.

Pronari i “Bluve”, Roman Abramovich, mësohet se kishte planifikuar të bënte një transferim prej rreth 180 milionë eurosh për yllin brazilian, por sipas “Tuttosport”, Conte kishte refuzuar këtë transferim pasi që nuk beson se Neymar i përshtatet skemës së tij të lojës.

25-vjeçari Neymar ditë më parë shprehu dëshirën për të luajtur në Premier Ligë një ditë, por duket se Chelsea bie nga opsionet për të qenë klubi i tij i ardhshëm.

Sipas një raportimi tjetër, klubi tjetër anglez Manchester United është i gatshëm të ofrojë deri në 200 milionë euro për shërbimet e futbollistit.