Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pas humbjes nga Crystal Palace është shprehur se ekipi i tij meritoi më shumë nga përballja e sotme.
Liderët e Premier Ligës humbën në Stamford Bridge me rezultat 1 me 2, transmeton Koha.net.
“Mendoj se merituam së paku një barazim. Krijuam shumë raste, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë këtë rezultat. Në çdo ndeshje në Angli gjithçka mund të ndodhë, liga është shumë e fortë. U përballem me një ekip që kishte lojtarë të fortë, mendoj se ata treguan se janë një ekip i mirë”, është shprehur Conte, raporton Goal.