Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e ka vlerësuar si “barazim të mirë” ndeshjen me Arsenalin.
Dy ekipet barazuan pa gola në xhiron e pestë të Premier Ligës me shumë raste të humbura në ndeshje.
“Ishte ndeshje e mirë, e hapur me dy skuadra që donin fitoren. Çdo ndeshje kundër Arsenalit është gjithmonë e vështirë, e dinim mirë se çfarë ndeshje po na pret. Ishin dy skuadra të mira, ishte barazim i mirë”, ka thënë Conte për SkySports.
Rezultati e lë Chelsean në kuotën e dhjetë pikëve, tri më pak se lideri Manchester City.
Artikuj të ngjashëm