Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka pohuar se Alvaro Morata duhet të vazhdojë të përmirësohet pas rasteve të humbura në barazimin 2 me 2 ndaj Arsenalit të mërkurën mbrëma.
Spanjolli humbi tre shanse përball portierit të Arsenalit, derisa trajneri italian është shprehur i lumtur me angazhimin e tij në ekip.
“Nuk ka fat në këtë periudhë, ai duhet të vazhdojë të punojë dhe të përmirësohet”, ka thënë Conte për Sky Sports.
“Për një sulmues është e rëndësishme të realizojë. Është për keqardhje sepse ai pati shumë raste shënimi, por jam i lumtur me angazhimin e tij në ekip”, ka thënë veç të tjerash trajneri italian.
Artikuj të ngjashëm