Antonio Conte ka thënë se Chelsea duhet të gjejë një zgjidhje për problemin e tyre me lëndimet, pasi humbja ndaj Crystal Palace është e pafalshme.
Kampionët aktual të Premier Ligës u mundën 2-1 në udhëtim te ‘Shqiponjat’, të cilët deri të shtunën nuk kishin marrë asnjë pikë në këtë sezonë, duke humbur shtatë ndeshjet e para, madje pa shënuar asnjë gol, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ishte humbja e dytë me radhë për ‘Blutë’ të cilët ndeshjen e kaluar e kanë humbur nga Manchester City, dhe për këto rezultate menaxheri italian fajëson lëndimet.
“Të luash pa tre lojtarë të rëndësishëm është e vështirë, por ne duhet të përballemi me këtë situatë dhe të provojmë të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Conte.
Alvaro Morata, N’Golo Kante dhe Danny Drinkwater ishin lojtarët të cilët munguan në ndeshjen e së shtunës, ndërsa gjatë kësaj ndeshje lëndim pësoi edhe Victor Moses.
Kjo humbje e lë Chelsean në kuotën e 13 pikëve pas tetë ndeshjeve, nëntë pikë prapa Manchester City-t të cilët e kryesojnë tabelën.