Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka njoftuar se Alvaro Morata nuk do të luajë në ndeshjen e së hënës ndaj West Bromwich Albionit në Premier Ligë.
Pas rënies së formës, Morata pësoi një lëndim në shpinë dhe ka munguar që prej 17 janarit.
Conte ka thënë se është i shqetësuar për spanjollin, i cili shkaku i gjendjes fizike mbetet në dyshim për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
“Lojtarët si Morata do të na mungojnë për një periudhë të gjatë. Nuk e di, por po tenton të ndal dhembjen në shpinë”, ka thënë Conte.
“Për këtë arsye jam i brengosur sepse e dini rëndësinë që ka lojtari”, ka thënë veç të tjerash trajneri italian.