Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coman nuk rinovon kontratën me Bayernin

Kingsley Coman nuk ka gjasa të nënshkruajnë një rinovim të kontratës me Bayern Muenchenin, njofton “Le 10 Sport”.

Kontrata e 25-vjeçarit me Bayernin i skadon në qershor të vitit 2023 dhe kampionët gjermanë kanë punuar për ta vazhduar marrëveshjen.

Por Coman dëshiron ta provojë veten në një skuadër në Premier League. Interesim për futbollistin e Francës ka shprehur Liverpooli dhe Manchester City.