Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coman refuzon kontratën e re nga Bayerni

Sulmuesi i krahut, Kingsley Coman mund të largohet nga skuadra e Bayern Munichut në fund të këtij sezoni.

“Bild” ka raportuar të mërkurën se Coman ka refuzuar kontratën e re te Bayernit për shkak se nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara duke paralajmëruar largimin nga bavarezët në fund të sezonit.

Coman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka gjashtë gola e 11 asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat. Francezi 24-vjeçar është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Juventusi e Paris Saint-Germaini.