Mesfushori Enis Çokaj karrierën do ta vazhdojë te skuadra e elitës kroate, Osijek. 24-vjeçari është huazuar tek Osijeku nga skuadra e madhe greke, Panathinaikos. Në marrëveshje është opsioni për transferim të plotë tek Osijeku dhe për kontratë deri në vitin 2026.
“Jam i lumtur që kam ardhur këtu. Kam dashur që lëvizja të realizohet më herët, por është dashur të presim. Mezi kam pritur stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e ri. I falënderoj të gjithë në klub për pritjen e ngrohtë”, ka thënë Çokaj.
Ai shpreson që me paraqitje të mira të bie në sy të Sylvinhos dhe të ftohet nga Shqipëria për Evropian.
Çokaj i ka pesë paraqitje për Shqipërinë. Është nga Kopliku, ndërsa më herët në Kroaci luajti për Lokomotivën e Zagrebit. Te Panathinaikosi nuk kishte hapësirë të madhe.