Enis Çokaj do të jetë futbollist i ri i Bochumit dhe do të paraqitet në Bundesliga 2.
Transferimi i Çokajt te Bochumi u zyrtarizua të mërkurën nga klubi i kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Çokaj që luan si mesfushor, së fundmi ishte në kampionatin elitar të Greqisë, tek APO Levadiakosi.
27-vjeçari u transferua si futbollist i lirë.
Çokaj e nisi karrierën te Vllaznia e Shkodrës, ndërsa ka luajtur edhe te Shkëndija e Tetovës, NK Lokomotiva, Laçi, Panathinaikosi e Osijeku.
Ai i ka gjashtë paraqitje për Shqipërinë.