Mediumi portugez “cmjornal” ka shkruar të martën se mesfushori i Sportingut, Bruno Fernandes, ka nënshkruar për Manchester Unitedin dhe jo për Barcelonën siç u raportua më herët.
Sipas këtij raportimi, Unitedi do të paguajë 55 milionë euro për lojtarin plus 25 milionë të tjerë në formë bonuse për paraqitje dhe gola.
Fernandes ka qenë i përfolur shumë gjatë si lojtar që po kërkohet nga “Djajtë e Kuq”.