Skuadra rumune, Cluj, ka mundur ta transferonte Albion Rrahmanin, por trajneri Dan Petrescu shikonte sulmues të një profili tjetër. Për më tepër, skuadra e Clujit nuk ka pasur buxhet për transferimin e tij në atë kohë.
Cluji ishte vetëm një hap larg blerjes së Albion Rrahmanit, por më pas vendosi për blerjen e Ermal Krasinqit.
Kështu kanë shkruar mediat rumune të mërkurën. Krasniqi për 200 mijë u transferua te Cluji në janar të këtij viti, kurse Rrahmani kaloi te Rapidi për 600 mijë euro në verë. Që të dy ishin futbollistë të Ballkanit, kampionit të Kosovës në futboll në dy edicionet e fundit.
“Në atë kohë ne kishim sulmues. Po shikonim për një sulmues tjetër. Ishte pozita për të cilën kërkonte lojtarë edhe trajneri Dan Petrescu. Për më shumë, nuk kishim buxhet në atë kohë, ndërsa Rapidi shpenzoi më pas në të. Kishim buxhet për blerjen e Krasniqit. Ishte normale që ne ndiqnim kërkesat e trajnerit që ka stilin e tij dhe krijimin e strategjisë së ekipit”, ka thënë të premten për “Orange Sport” Marius Bilasco, drejtori sportiv i Clujit.
Qendërsulmuesi Rrahmani, 23-vjeçar, në edicionin e sivjetmë të elitës së futbollit të Rumanisë, ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim në katër paraqitje. Krasniqi 25-vjeçar, që luan si sulmues i krahut, ka shtatë paraqitje në Superligën e Rumanisë dhe ka kontribuuar me një asistim.