Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cluji mposht Sllavia Pragën dhe kalon në pozitën e parë

Cluji e ka mposhtur Sllavia Pragën me rezultatin 2:0, në ndeshjen e Grupit G të Ligës së Konferencës, e cila u zhvillua të enjten mbrëma. Pjesë e këtij Grupi është edhe Ballkani. Ciprian Deac shënoi golin e parë për Clujin nga penalltia në minutën e 11-të.

Yuri Matias realizoi golin e dytë në minutën e 84-t. Cluji e ka mposhtur Sllavian edhe para një jave si mysafir 1:0.

Cluji rumun ka barazuar me Ballkanin në Prishtinë 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë. Cluji ka shtatë pikë në vendin e parë në grup. Sllavia e Pragës ka katër pikë.