Njëri nga futbollistët më të mëdhenj të SHBA-së, Clint Dempsey ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist.
Dempsey, 35 vjeçar, karrierën e kishtenisur te Neë England Revolution para se të transferohej në Angli te Fulhami e më pas te Tottenhami, transmeton Koha.net. Më 2013 ai ishte rikthyer në MLS te Seattle Sounders që e ndihmoi të arrinte në dy finale të Kupës.
Ai ka bërë edhe 141 paraqitje për SHBA-në me 57 gola, e në Premier Ligë ka 72 gola.
“Pas shumë mendimeve, familja ime dhe unë kemi vendosur që kjo është koha e duhur për t’u larguar nga futbolli. Do të doja t’i falënderoja gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, dhe stafin që kam punuar gjatë karrierës time. Ishte ëndrra ime të isha profesionist. Falënderoj fansat që më kanë mbështetur gjatë karrierës time me New England Revolution, Fulham, Tottenham, Seattle Sounders dhe kombëtaren e SHBA-së. Gjithmonë më keni bërë ndihem në shtëpi, dhe është diçka që do ta kujtojë gjithmonë”, ka shkruar ai.