Rodney Hood shënoi më së shumti pikë personale në këtë sezon, 26 në total, dhe e ndihmoi skuadrën e tij, Cleveland Cavaliers, në fitoren ndaj vizitorëve të Atlanta Hawks, 136:114.
Kjo ishte fitorja e parë e “Kalorësve”, në shtatë ndeshjet e para këtë sezon, transmeton KTV.
Ky triumf, po ashtu, e shënon edhe debutimin me sukses të trajnerit të ri Larry Drew, që e mori drejtimin e ekipit pas të shkarkuarit Tyronn Lue.
Cavaliers luajti pa të lënduarin Kevin Love, i cili mungoi në duelin e tretë rresht. Skuadrës së Atlantas, nga ana tjetër, nuk i ndihmuan 24 pikët e Trae Young dhe 20 pikët e nëntë kërcimet e Alex Len.
Artikuj të ngjashëm