Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Clement Tomaszewsk, supertifozi i Francës

Secili tifoz i futbollit ka kujtimet e veta të veçanta nga Kampionati Botëror që e ka përcjellë nga afër, por adhuruesi më i flaktë i Francës, Clement Tomaszewski, ka diçka më shumë se të tjerët.

72-vjeçari vlerësohet në vendin e tij si një nga tifozët më fanatikë që e ka ndjekur Francën, gjë që nuk është për t’u habitur kur e kuptoni që ai e ka parë ekipin e tij të zemrës në veprim hiç më pak se 274 herë, shifër kjo që arrin gati një të tretën nga 840 ndeshjet që “Les Tricolores” i ka luajtur në historinë e tyre. Në fakt, është një pasion që e ka dërguar Clementin në 44 vende të ndryshe dhe tetë kampionate botërore, shkruan FIFA.

Afera e tij e dashurisë me futbollin filloi në vitin 1980, kur një mik e çoi në stadiumin “Stade du Rey” për të parë një ndeshje të ekipit Nice. Ai shpejt krijoi miqësi të mirë me lojtarët, dhe këtë e konfirmoi edhe Klementi.

“Në maj të vitit 1982 ishte një fëmijë i dobët, i quajtur Daniel Bravo. Ai arriti të futej në grupin stërvitor për Botërorin që u mbajt në vitin 1982, por pastaj u lëndua. Ai u shkatërrua dhe ne i thamë: ‘Dëgjo Daniel, nëse nuk mund të shkosh në Spanjë, atëherë ne do të shkojmë për ty”, kujton Clement premtimin, transmeton KOHA.

Dhe këtë pikërisht e bëri pasi Clement u nis drejt qytetit të Bilbaos për të parë Francën në ndeshjen kundër Anglisë, në ndeshjen hapëse të Botërorit.

“Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, me të gjithë tifozët e Anglisë”, thotë Clement, që është pagëzuar me nofkën “Clement of Antibes”. “Ata këndonin më mirë se unë edhe pse ishin anglezë. Kjo atmosferë më preku shumë, dhe nga këtu nisi udhëtimi im maratonik”.

Edhe pse Franca pësoi nga Anglia (3:1), arriti të kalojë fazën e grupeve, por që u eliminua në gjysmëfinale nga Gjermania Perëndimore. Në fakt, kjo ishte ndeshja e parë që Clement përcolli Francën në një kampionat botëror.

Një “Bleu” i vetmuar në “Italia 1990”

Clementi e ka parë Francën nga afër në çdo ndeshje të Botërorit, me përjashtim të atij që u mbajt në vitin 1990 në Itali. Edhe pse Franca dështoi të kualifikohej në këtë turne, kjo nuk e ndaloi Clementin që të shkonte në Itali për të përcjellë ndeshjet e Botërorit.

Ndonëse mungoi Franca, Clement pranon që ajo ishte njëra prej aventurave më të mira të tij si tifoz i flaktë i Francës.

Artikuj të ngjashëm