Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Clasico” ka sjellë qetësi në Madrid, e ka rritur tensionet në Barcelonë

Foto: Reuters

Një fitore në “Clasico” mund të bëjë dallim të madh.

Kritikat e shumta, presioni nga tifozët, mungesa e besimit, të gjitha janë larguar nga Real Madridi pas fitores 2:0 të shënuar të dielën në shtëpi ndaj Barcelonës.

Ndërkohë te Barcelona kanë rinisur kritikat, janë rritur dyshimet, pas humbjes.

Ndeshja më e madhe e futbollit në Spanjë shumë shpejt mund të ndryshjë gjërat.

Real Madridi në ndeshjen ndaj Barcelonës u fut në krizë, pas një serie të rezultateve të dobëta. Por, u largua me lëvdata dhe plotë besim për pjesën e mbetur të stinorit.

Barcelona ndërkohë ishte futur si liderë me një seri prej katër fitoreve rresht në ligë dhe me mundësi për të rritur epërsinë në pesë pikë në krye të La Ligas me një fitore eventuale.

Por, klubi katalunas ka humbur kreun dhe është kthyer në shënjestër të kritikëve.

“Ka qenë një javë e komplikuar për ne dhe e dinim se e kemi mundësinë të ndryshonim gjërat të dielën. Është fitore e merituar. Është mirë për moralin tonë”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pas ndeshjes.

Ka qenë një stinor me lëkundje për superfuqitë e futbollit spanjoll, ku një ditë një skuadër është në formë të lartë e në ditën tjetër bie në formë.

Barcelona ka qenë në telashe në fillim të stinorit pas krizës institucionale, që ka përfshirë edhe ndryshimin kontrovers të trajnerit dhe konfliktet mes lojtarëve dhe zytarëve të klubit.

Real Madridi po luante mirë në atë kohë, ndërsa fitoi më pas Superkupën e Spanjës dhe po kryesonte në La Liga.

Por, presioni u kthye te Reali pas humbjeve rresht dhe një serie pa humbje në shtëpi në të cilën u përfshi edhe humbja në ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve javën e kaluar nga Manchester City me rezultatin 2:1.

Barcelona i mbijetoi krizës që pati dhe heshti kritikët me përformanca të mira, duke u futur si favorite në “Clasico”.

“Secila skuadër ka pasur problemet e veta. Nuk është se jemi duke luajtur shumë mirë asnjëra. Ne kemi mundur të shkëputemi me një fitore, por Reali doli më i fortë nga ndeshja dhe ne dolëm të zhgënjyer”, ka thënë kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique, që shtoi se Reali ishte shumë i dobët në pjesën e parë të ndeshjes dhe se është dashur të shfrytëzohen rastet në atë pjesëlojë nga bashkëlojtarët e tij.

Kishte faza të ndryshme në ndeshje, ku secila skuadër dominonte nga një pjesëlojë. Barcelonës i takoi pjesa e parë, por nuk shënoi. E Real Madridit pjesa e dytë, duke realizuar dy gola me anë të Vinicius Junior dhe Mariano Diaz.

Edhe Ancelotti ka mësuar nga e kaluara, tani me Realin mposhti Barcelonën Sport Ancelotti ka mësuar nga e kaluara, tani me Realin mposhti Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka thënë se pret më tepër ndryshime të fatit deri në fund të stinorit.

“Ka ende shumë për të luajtur. Është një humbje e vështirë, këto ndeshje natyrisht se ndikojnë te skuadra që humbet. Por, ne mund të rikuperohemi. Ne e dinim se kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare”, ka thënë Setien.

Zidane po ashtu thotë se fitorja në “Clasico” nuk nënkupton se Reali do të shpallet kampion.

“Do të kemi momente të tjera të vështira këtë stinor dhe do të kritikohemi sërish ndoshta. Kështu funksionon. Nuk është ndonjë gjë e re”, ka thënë Zidane.