Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në formë e pret Barcelonën e ringjallur

“El Clasico” i së dielës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në stadiumin “Bernabeu” do të nisë në orën 21:00 dhe do t’i takojë xhiros së 29-të në La Ligën spanjolle.

Ky ballafaqim nuk pritet ta vendosë titullin e kampionit, por rivaliteti mbetet shumë i madh.

Për Real Madridin do të ishte fitore e dyfishtë. Ndaj rivalit, por edhe një hap tjetër i madh drejt titullit të kampionit.

Ndryshe shihet për Barcelonën. Trajneri Xavi e ka mundësinë që ta tregojë se sa shpejt është duke shkuar revolucioni i “blaugranas”.

Madrilenët hynë në këtë ndeshje me 10 pikë më shumë sesa vendi i dytë Sevilla, dhe 15 më shumë se Barcelona.

Edhe Të dielën klasikja e parë e edicionit Futboll 9 muaj më parë Të dielën klasikja e parë e edicionit

Karim Benzema është në dyshim për të luajtur të dielën për shkak të një lëndimi në pulpë, të marrë në fitoren 3:0 kundër Mallorcas së Vedat Muriqit.

Real Madrdi është në serinë më të mirë në vitet e fundit në “El Clascio”. I ka fituar pesë takimet e fundit në të gjitha garat.

Hera e fundit kur një skuadër ka dominuar në këtë ballafaqim, ka qenë Barça e Pep Guardiolës, e cila i fitoi pesë ndeshje rresht, nga viti 2008 deri në vitin 2010, përfshirë këtu fitoren e famshme 6:2 në “Bernabeu”, dhe 5:0 në “Camp Nou”.

Benzema prin në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës sivjet. Ka 22 gola të realizuar dhe 11 asistime.

Te Barcelona është parë ndikimi që e ka pasur Xavi, dhe ajo më së miri vërehet se si skuadra aplikon presingun, por përmirësimi më i madh është te realizimi i golave.

Edhe Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull Futboll 2 muaj më parë Barcelona synon ta japë “goditjen” përfundimtare për titull

E gjitha kjo u bë e mundur edhe falë transferimeve të Ferran Torres, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Adama Traore.

Torres ka shënuar pesë gola në të gjitha garat, ndërsa Aubameyang ka shtatë gola të shënuar. Adama Traore ka kontribuuar me asistime, katër në gjashtë paraqitje.

Golat e realizuar kanë qenë problem i madh për Barcelonën para janarit.

Në 21 ndeshjet e para të ligës këtë sezon, lojtarët e Barçës kishin shënuar 32 gola. Ndërkohë, në gjashtë ndeshjet e fundit në La Liga, kanë realizuar 20 herë.

Riqui Puig u bë lojtari i 22-të që shënoi gol për këtë ekip në këtë edicion.

Edhe Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës Futboll 2 muaj më parë Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës

Këta gola kanë kontribuuar në serinë e katër fitoreve rresht në ligë, dhe 12 ndeshjeve pa disfatë, ndërsa me Xavin trajner, Barça nga vendi i nëntë është ngritur në vendin e tretë.

Hera e fundit kur ishte mposhtur në kohën e rregullt ishte në muajin dhjetor nga Bayern Munichu.