Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City zyrtarizon portierin e ri

Manchester City ka konfirmuar transferimin e portierit Ederson nga Benfica për 40 milionë euro.

23-vjeçari bëhet portieri i dytë më i shtrenjtë, pas Gianluigit Buffonit i cili u transferua te Juventusi nga Parma për 53 milionë euro.

Transferimin e tij e kishte konfirmuar Benfica javën e kaluar, mirëpo një gjë të tillë e ka bërë të enjten [sot] City.