Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City thyen rekordin për transferimin e portierëve

Manchester City ka kompletuar transferimin e portierit të Benficas, Ederson, i cili bëhet më i shtrenjti në histori të portierëve.

Edersoni do të kushtojë 35 milionë funte, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në botë, pasi ka kaluar rekordin që e mbante Juventusi për shumën që pagoi për Buffonin në vitin 2001. “Zonja e Vjetër” pagoi 33 milionë funte për gardianin e Parmës.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.