Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit holandez Nathan Ake nga Bournemouthi.
Ake ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. 25-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Chelseat duke debutuar në vitin 2012.
Pas disa huazimeve, Ake i ishte bashkuar Bournemouthit në sezonin 2017/18. Deri tash ka pasur 109 paraqitje duke realizuar tetë gola.