Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City te Ajaxi gjen zëvendësuesin e Kompanys

Manchester City është në kërkim të një pasardhësi të kapitenit Vincent Kompany dhe atë e ka gjetur te klubi i Ajaxit në Holandë.

Kompany që ka pasur probleme me një numër lëndimesh, i ka mbetur edhe një vit në kontratën aktuale dhe City është vënë në kërkim të një mbrojtësi afatgjatë.

Mathijs de Ligt i Ajaxit konsiderohet nga kampioni i Anglisë si lojtari i duhur që mund ta zëvendësojë belgun në qendër të mbrojtjes.

18-vjeçari shihet nga Pep Guardiola si mbrojtës adekuat që mund të përshtatet në filozofinë e tij me klubin anglez.

Image