Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ashpërsohet gara për De Ligtin

Foto: Reuters

Kapiteni i Ajaxit është kthyer në njërin prej mbrojtësve më të kërkuar në kontinent. Të gjithë e duan mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt.

Kapiteni i Ajaxit i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, edhe pse ende nuk i ka mbushur 20 vjeç. Holandezi së fundmi ka një ofertë nga gjiganti anglez, Manchester United.

“Djajtë e Kuq”, i ofrojnë atij një pagë prej 250 mijë eurosh në javë, që i bie afro 14 milionë në vit. Barcelona nuk është në gjendje ta bëjë një ofertë të tillë, pas cilësohet shumë e lartë. Përveç kësaj, edhe Ajaxi kërkon një shifër të madhe për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin, transmeton kp.

Por përveç këtyre dy ekipeve tani në garë është futur edhe Manchester City, që e sheh De Ligtin si zëvendësuesin ideal për Vincent Kompany.

Një gjë është e sigurt, De Ligt do të largohet nga Ajaxi, po cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, këtë mbetet ta mësojmë në javët në vijim.

Artikuj të ngjashëm