Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City siguron Alvarezin

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez. Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se City tashmë ka arritur marrëveshje me River Platen për Alvarezin, i cili ka kontratë deri në fund të këtij viti.

Thuhet se City do të paguajë dëmshpërblim deri në 25 milionë euro me bonuse, por Cityt nuk do t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit. 21-vjeçari do t’i bashkohet Cityt në fund të këtij edicioni dhe trajneri Pep Guardiola e sheh si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri.

Për Alvarezin, i cili konsiderohet ndër futbollistët më të talentuar të Argjentinës, City e ka mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha të Evropës. Ai ka shënuar 36 gola në 96 paraqitje në total me River Platen kurse ka edhe pesë ndeshje me Argjentinën.