Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga skuadra e River Plates. City të hënën ka njoftuar se Alvarez ka firmos kontratë për pesë vjet e gjysmë por do të mbetet në huazim te River Plate deri në fund të këtij edicioni.
Në 96 paraqitje për River Platen, Alvarez ka shënuar 36 gola dhe ka bërë 25 asistime. Ai gjithashtu ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës. 22-vjeçari po shihet te City si përforcim i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. “Juliani është një lojtar që e kemi monitoruar për një kohë të gjatë.
Ai është në gjendje të luajë në disa role në sulm dhe besojmë se është njëri prej lojtarëve më të mirë të ri të sulmit”, ka thënë drejtori i Cityt, Txiki Begiristain.