Manchester City ka vazhduar me formën e lartë në ligë edhe në xhiron e 19, duke e mposhtur me rezultat bindës Bournemouthin, në një takim që shkëlqeu sulmuesi argjentinas Kun Aguero.
“Qytetarët” fituan këtë përballje me rezultat prej 4 me 0, përderisa dy herë shënoi Aguero, kurse bëri edhe një asistim, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë argjentinasi e shënoi në minutën e 27 pas asistimit nga Fernandinho.
Në minutën e 53 Aguero asistoi për anësorin anglez, Raheem Sterling, që çoi rezultatin në 2-0.
Aguro realizoi edhe njëherë në minutën e 79 pas asistimit nga Silva, kurse golin e fundit e shënoi Danilo pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.