Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në javën e tretë në Premier Ligë, duke e mposhtur në udhëtim Bournemouthin.
Mysafirët shënuan fitore prej 1 me 3, në një ndeshje ku shkëlqeu argjentinasi Kun Aguero, transmeton Koha.net.
Aguero shënoi golin e parë në minutën e 15, pas asistimit nga De Bruyne, derisa epërsinë e dyfishoi Sterlingu duke shënuar në minutën e 43 nga një asistim i Silvas.
Vendasit ngushtuan rezultatin në fund të pjesës së parë kur Harry Ëilson shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.
E në pjesën e dytë City shënoi edhe njëherë përmes Agueros për rezultatin përfundimtar prej 1 me 3.
Pas tre xhirove City mban vendin e dytë me dy pikë më pak se lideri Liverpooli.