Erling Haaland sërish ka qenë në qendër të vëmendjes te skuadra e Manchester Cityn.
City e mposhti Bournemouthin të dielën mbrëma në “Etihad” me rezultatin 3:1, ndërsa sulmuesi norvegjez, Haaland, kontribuoi me një tjetër dygolësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaaland e hapi serinë e golave në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Premier Leagues, me golin e minutës së 17-të.
Tyler Adams i barazoi shifrat në minutën e 25-të, ndërsa Haaland, edhe një herë tjetër me asistim të Ryan Cherkit, realizoi për 2:1.
Për Haalandin ishte goli i 26-të për klubin dhe shtetin e tij Norvegjinë. Ai ka 13 gola në 10 ndeshje të Premier Leagues.
Nico O’Reilly e vendosi rezultatin përfundimtar me golin e minutës së 60-të.
City me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 19 pikë, gjashtë më pak se lideri Arsenali.
Bournemouthi që e pësoi humbjen e parë pas tetë ndeshjeve, zë vendin e katërt me 18 pikë, sa ka edhe Liverpooli në vendin e tretë.
Bournemouthi kishte ecuri prej pesë fitoreve e tri barazimeve në ligë.