Me kontribut në pesë gola, Jeremy Doku udhëhequr Manchester Cityn në fitoren bindëse ndaj Bournemouthit në xhiron e 11-të të Premier Leagues, për të marrë kryesimin në tabelë.
“Qytetarët” fituan thellë 6:1. Belgu 21-vjeçar hapi serinë e golave në minutën e 30-të, ndërsa në katër gola tjerë me radhë asistoi. Bernardo Silva në dy raste, Manuel Akanji dhe Phil Foden në nga një gol u asistuan prej Dokus. Golin e gjashtë për Cityn e shënoi Nathan Ake.
Te mysafirët, golin e nderit e realizoi Luis Sinisterra.
Në tabelë, kampioni është rikthyer në pozitën e parë me 27 pikë të tubuara. Tottenhami, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, mbetet i dyti me një pikë më pak. Arsenali bie në vend të tretë me 24 pikë, por po ashtu me ndeshjen e mbetur të cilën e luan më vonë.