Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City shënon dy gola të shpejtë ndaj Unitedit

Manchester City ka shpërthyer në derbin e sotëm kundër Manchester Unitedit.

Skuadra e Pep Guardiolës ka shënuar dy gola të shpejtë përmes Kompanys e Gundoganit, transmeton Koha.net.

Kompany shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 25, kurse pas gjashtë minutave Gundogan shënoi pas asistimit nga Sterling.

Në rast të fitores Manchester City sot feston titullin e Premier Ligës.