Manchester City e ka fituar bindshëm derbin e Manchesterit. City i drejtuar nga Pep Guardiola të dielën në “Old Trafford”, fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Manchester Unitedit. Ndeshja i ka takuar xhiros së dhjetë të Premier Leagues. Erling Haaland ishte njeriu i ndeshjes. Shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.
Për 1:0, sulmuesi shtatlartë shënoi në minutën e 26-të nga penalltia. Me kokë më pas në minutën e 49-të realizoi me asistim të Bernardo Silvas.
Dhjetë minuta para se të mbyllej ndeshja, bashkëveproi me Phil Fodenin, i cili realizoi për 3:0. Me këtë fitore, City tani ka 24 pikë në pozitën e tretë. 24 pikë i ka edhe Arsenali në vendin e dytë, ndërsa Tottenhami është i pari me 26 pikë. Unitedi që pësoi disfatën e pestë të edicionit aktual ka 15 pikë në vendin e tetë.