Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City prezanton Gomezin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Sergio Gomes është përforcimi më i ri i kampionit të Anglisë, Manchester City.

Spanjolli është prezantuar të martën te City, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026. 21-vjeçari te City është transferuar nga skuadra e Anderlechtit për 13 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Sezonin e shkuar tek Anderlechti, Gomez regjistroi 49 paraqitje në të gjitha garat dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar në ekip.

Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Gjermani, te Borussia Dortmundi. Gomez si futbollist është zhvilluar në akademinë “La Masia” të Barcelonës përpara se të largohet në vitin 2018. Ai për një periudhë ka luajtur edhe te Huesca.