Manchester City ka vendosur të nisë bisedimet me Raheem Sterlingun për një kontratë të re.
Anglezi ka shkëlqyer sivjet për “Qytetarët”, duke realizuar 13 gola në 19 paraqitje.
Sterling ka realizuar gol në minutat e fundit në tri ndeshjet e fundit duke i sjellë fitoren ekipit të tij ndaj Feyenoordit, Huddersfieldit dhe Southamptonit.
22-vjeçari ka edhe dy vjet e gjysmë të mbetura në kontratën aktuale, por sipas “SkySports”, klubi synon të nisë tash negociatat për kontratën e re me futbollistin.
Sterling iu bashkua klubit nga Manchesteri në viti n2015 duke u larguar nga Liverpooli për 49 milionë funte.