Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron dy lojtarë për Kanen

Manchester City po synon transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Mediat angleze kanë bërë të ditur të martën se drejtuesit e klubit e dëshirojnë me çdo kusht sulmuesin anglez. Madje thuhet se kampioni në fuqi i Premier Leagues do t’i ofrojë dy futbollistë për t’i siguruar shërbimet e Kanes.

“Qytetarët” janë të gatshëm të ofrojnë Raheem Sterlingun dhe Gabriel Jesus. Sulmuesi 27-vjeçar edicionin që lamë pas shënoi 33 gola dhe dhuroi 17 asistime.