Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City nxjerrë në shitje Jesusin

Manchester City ka vendosur që në fund të këtij edicioni të nxjerrë në shitje sulmuesin brazilian Gabriel Jesus, përcjellin të enjten mediumet angleze. Jesus këtë edicion ka humbur vendin e titullarit dhe nuk ka bindur trajnerin Pep Guardiola.

Gjithashtu, me shitjen e Jesusit, te City besojnë se do të krijojnë vend në ekip për Joao Felixin e Benficas. Jesus 22-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 19 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Cityt prej verës së vitit 2017 kur u transferua nga Palmeirasi për 32 milionë euro. Me ekipin anglez, Jesus ka kontratë deri në vitin 2023 dhe ka një titull të fituar në Premier League. Ai gjithashtu është edhe reprezentues i Brazilit.

Artikuj të ngjashëm