Manchester City raportohet se ka vendosur të pres për aq kohë sa të jetë e nevojshme për transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali.
Kilianit i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratën e tij dhe me gjasë nuk do ta vazhdojë qëndrimin te klubi londinez që këtë verë po përgatitet për shitjen e tij.
Menaxheri Arsene Wenger javë më parë ka thënë se 29-vjeçari nuk do të shitet te rivalët e Premier Ligës, por raportohet se Sanchezi dëshiron ribashkimin me Pep Guardiolën, me të cilin punoi te Barcelona.
Sipas The Guardian, Cityt nuk po i ngutet që të detyrojë Arsenalin për shitjen e tij, pasi tashmë kanë ofruar afër 55 milionë euro për të.
Artikuj të ngjashëm