Erling Haaland i shënoi dy golat e tij të parë me Manchester Cityn që prej muajit nëntor, dhe kontribuoi në fitoren e Manchester Cityt të shtunën.
City në shtëpi mposhti Evertonin me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 24-t të Premier Leagues.
Norvegjezi, që priti për ta gjetur rrugën e golit në dhjetor e janar pas rikthimit nga lëndimi i këmbës, shënoi dy gola të bukur në minutën e 71-të dhe të 85-të. I prin listës së golashënuesve më të mirë në elitën angleze me 16 gola.
Për Cityn është fitorja e 10-të rresht në të gjitha garat, përfshirë Kupën e Botës për Klube dhe Kupën FA.
Në Premier League ka gjashtë fitore të njëpasnjëshme.
City tani ka 52 pikë pas 23 ndeshjeve, një më shumë se Liverpooli dhe tre më shumë se Arsenali, ndërsa Evertoni mbetet në pozitën e 18-të me 19 pikë, dhe në luftë për mbijetesë.