Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City mund të mbetet pa Mahrezin në janar

Riyad Mahrez, sport, manchester city

Sulmuesi i krahut, Riyad Mahrez mund të largohet nga Manchester City pas ofertave që ka marrë nga skuadrat tjera të Evropës.

Kohët e fundit është raportuar se Mahrez ka kërkuar largimin nga City gjatë janarit, pasi futbollisti algjerian nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion.

Mahrez ka shënuar dy gola në tetë paraqitje për Cityn në kampionat dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023. Situatën e Mahrezit te City, po e monitorojnë tashmë Real Madridi e Paris Saint-Germaini.